Çdo petë,
një histori.
Mjeshtëria e Feran Kudes dhe puna e familjes së tij jetojnë në çdo byrek që del nga furra.
01 / FERANINga furra, para syve tuaj.
Prizren, Kosovë
Tepsi e re, byrek i ngrohtë
Mjeshtëria ka
duar e emër.
Emri është Feran Kude. Prej më shumë se 40 vitesh, ai punon byrekun me respekt për traditën e vjetër të Prizrenit.
Familja e tij e ndërtoi emrin Byrek Te Ferani me punën e vet. Pas çdo pete ka duar të vërteta, kujdes dhe dëshirën për ta ndarë këtë shije me qytetin.
Njihuni me Feran KudenNga furra në tryezë.
Tepsi të reja gjithë ditën, ngrohtësia e furrës në çdo copë.
-
01Del nga furra -
02Pritet me kujdes -
03Vjen në tryezë
Shije që flasin vetë.
Hajdeni
te Ferani.
Shijojeni byrekun aty ku piqet. Ferani ju pret në Prizren.